Varianti Delta i virusit korona mund ti prekë edhe fëmijët por ata e kalojnë më lehtë thonë mjekët. Për momentin në vendin tonë nuk ka fëmijë të hospitalizuar, njofton Aspasia Sofianova, udhëheqëse në Klinikën e fëmijëve.

Ajo thotë se varianti përhapet 60% më shpejt se variantet tjera të virusit korona.

“Pasqyra klinike duket e njejtë por përsëri është ndryshe nga variantet Alfa dhe ai Britanik. Shfaqet me ndezjen e sistemit respirator, me cka shkakton temperature dhe rrjedhje të hundëve dhe simptome të tjera që lidhen me sistemin respirator. Për fat të mirë ajo që ndjeki unë personalisht dhe për të cilën flasim vazhdimisht në qendrat e shoqatave pediatrike,të dhënat tregojnë se fëmijët janë më të privilegjuar dhe nuk kanë simtome të rënda” – tha Drejtoresha e Klinikës së fëmijëve në Shkup, Aspasia Sofijanova.

Pavarisht se infeksioni me virusin Korona kalonë lehtë te fëmijët, ajo për të cilën duhet të shqetësohemi është post kovid sindromi. Statistikat tregojnë se numri i të prekurve nga Covid 19 ka rënë dukshëm, por shumë fëmijë në vendin tonë, janë me post kovid sindrom.

“Sipas statisatikave kemi pasur 157 fëmijë që nuk është numër I vogël , që post kovid pasojat kanë qenë më të rënda se vetë infeksioni me kovid tek fëmijët. Sidomos fëmijët e moshës dy deri në tre vjec, si dhe fëmijët e moshës 12 dhe 13 vjec për të cilët aktualisht jemi duke debatuar nëse duhet të vaksinohen ose jo” – deklaroi Sofijanova.

Sofianova thotë se, ajo që e rëndon më teper gjendjent te të infektuarit në temperaturat aktuale , janë kryesisht koncdicionerët, psh jasht është nxehtë dhe kur futemi brenda është ftohtë.

Këto dy temperature ekstreme për një kohë të shkurtër ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes, ose mund të shkaktojnë hamendje te infektologët nëse bëhët fjalë për ndonjë variant të virusit Korona ose ftohje.