Ish-prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, ka dërguar një email se po tërhiqet nga gara për kryetar të Prokurorisë së Lartë të Shkupit.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, ka konfirmuar për “Fokus” se kanë marrë një email me të cilin informohen për tërheqjen e kandidaturës për prokuror të lartë.
Megjithatë, ai theksoi se do të duhet të flasë me prokuroren për të konfirmuar besueshmërinë e informacionit, pra për të vërtetuar me siguri se ajo e ka dërguar njoftimin.
Zgjedhjet për kreun e prokurorisë së lartë janë shtyrë për më 21 nëntor. Në garë mbeten kreu aktual Mustafa Hajrulahi dhe prokurori Burim Rustemi.
Comments are closed for this post.