Përdoruesit e rrjetit social Facebook të kompanisë mëmë Meta janë zgjuar me disa ndryshime të vogla në platformë. Kjo pasi Facebook ka marrë një logo të rifreskuar. Në thelb logoja është saktësisht e njëjtë me atë të fundit, përveçse ngjyra blu është më e errët dhe shkronja e vogël “f” ka disa ndryshime delikate.
“Synimi ynë ishte të krijonim një dizajn të rifreskuar të logos së Facebook-ut që të ishte më e guximshme, ‘elektrike’ dhe e përjetshme”, ka shkruar Meta në një postim të mërkurën. Ndryshime në logo siç shihet ka pasur edhe në logon e veçorisë “home” në këtë platformë.
Comments are closed for this post.