Turqia do të përballet me Gjeorgjinë sot në kuadër të Grupit F të Euro 2024-shit. Turqit që po gëzojnë një gjeneratë shumë premtuese janë favoritë kundër Gjeorgjisë së Kvicha Kvaratskhelias. Përballja nis nga ora 18:00, ndërkaq ndeshja tjetër e këtij grupi mes Portugalisë dhe Republikës së Çekisë nis nga ora 21:00.