Vaji i rozmarinës është një ndër vajrat me përdorimin më të gjerë në kozmetikën botërore në ditët e sotme. Gjithashtu ai njihet për ndikimin që ka në sistemin imunitar dhe mendor, por pse gratë mbi 40 vjeç duhet ta përdorin atë? Living ka për ju përgjigjiet e duhura:

1.Ndihmon në rritjen e flokëve: Dieta e varfër ushqimore, përdorimi i vazhdueshëm i tharëses, piastrës apo dhe mashës së flokëve, lyerjet e vazhdueshme, por edhe proceset delikate si dekolorimi, ekspozimi në diell për një kohë të gjatë etj, janë disa prej shkaqeve që çojnë në dobësimin e folikulave dhe këputjen e tyre. Është normale që në momente të caktuara të jetës sonë, të vini re se ju bien flokët, por nëse kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë, aq sa të rrezikoheni nga alopecia, është mirë të përdorni menjëherë vajin e rozmarinës. Mjafton vetëm disa pika në ditë për të masazhuar skalpin pas dushit, por edhe në thatë, dhe flokët tuaj do të duken shkëlqyeshëm.

2.Përmirëson kujtesën: Vaji i rozmarinës është i pasur me përbërës me veti antioksiduese dhe antiinflamatore që kanë një ndikim të shkëlyer në përmirësimin e funksioneve konjitive të sistemit nervor. Pas moshës 50-vjeç vihet re një rënie, ose le ta quajmë zbehje, e aftësive memorizuese, prandaj ‘’ushqeni’’ kujtesën tuaj me vaj rozmarine. Në një studim të publikuar nga ‘’Journal of Neuroscience’’, ku morën pjesë 144 persona, u vu re kur ishin të ekspozuar ndaj aromës së vajit magjik të rozmarinës, ata ishin më të predispozuar për të stimuluar kujtesën afatgjatë.

3.Është i shkëlqyer për dhëmbët: Vaji i rozmarinës është një ndër aleatët e bekuar të shëndetit oral. Ka veti dizinfektuese, lufton kavitetin oral, gingivat (pllakëzat mes dhëmbëve) dhe eleminon erën e keqe të gojës. Mund të hidhni 2 pika mbi kolinoz, para se të kani dhëmbët, ose dhe të pini pak prej tij.

4.Çhelmon mëlçinë: Mëlçia njihet ndryshë si motor ii dytë i trupit të njeriut, pas zemrës. Ajo është gjendra më e madhe e organizmit që lidhet me aparatin tretës. Prodhon substance për të përthithur vitamina K dhe A, eleminon lëndët toksike që merren përmes ushqimit, përmban depozitat e hekurit etj. Studimet e ndryshme kanë provuar se vaji i rozmarinës ndihmon në mirëfunksionimin metabolik të mëlçisë, duke e çhelmuar atë.