Skuadra e Shkëndijës zhgënjeu këtë verë, pasi që mbylli avaneturën evropiane me katër ndeshje dhe pa asnjë gol të shënuar dhe duke pranuar 9 gola. Mediat vendore shkruajnë për largimin e trajnerit Ernest Gjoka nga pankina e kuqezinjëve, pas dëshpërimit në garat evropiane. Mirëpo strategu nga Shqipëria, pas ndeshjes së humbur 0-1 ndaj Rigës në Shkup, potencoi se skuadra tetovare, nuk ka pasur fat sportive dhe se është dënuar në mënyrë të padrejtë.

“Nuk kishim fat, dhamë gjithçka nga vetja, miëpo futbolli është i till, mizor. Unë besoj se kjo skuadër ka potencial, pasi që është i njëjti që luajti edhe vitin e kaluar dhe arkëtoi titullin kampion. Thjesht na dënuan në katër ndeshjet për shkak të realizimit të dobët. Nuk shpresonin në gjë të tillë, mirëpo kjo është që është. Ndryshe ishin planet, por ndodhi e kundërta,” tha mes tjerash Gjoka.