Kush janë “duart e fshehta” që i financuan “2 gisht mjaltë” Ermal Mamamqit?!
Pikërisht ashtu si e parashikuam! Nuk do të marrim ndonjëherë përgjigje për vilën super luksoze të Ermal Mamaqit në “Rolling Hills”, marrëdhënien e tij me politikanët, biznesmenët dhe as për shifrat marramendëse që ju kërkon bizneseve për marketing, si dhe artistëve të rinj që t’i promovojë në emision. Milioneri që nuk i paguan asnjë taksë shtetit mundohet të japë shembullin e një qytetari model në televizion, po populli ka halle të tjera o Ermal, mos u përpiq të na bësh për budallenj. Nuk jemi të gjithë si ty, nuk shkojmë nga fryn “era e interesit”.
Ne do të insistojmë, jo për vete, do të insistojmë për publikun të cilin Ermali “e vlerëson” dhe shprehet se gjithçka e bën për ta.
Së fundmi “humoristi” solli filmin “2 gisht mjalt” si një produksion të tijin. Po, a “i dhanë ndonjë dorë” Zamir Mane, Aleksandër Frangaj, Arbër Hajdari, Ermalit për realizimin e filmit?
Nuk mund ta ketë bërë gjithçka vetë!
Aktori edhe dasmën e bëri te kompania e gruas se nuk donte të harxhonte para. Këtë gjë ja përplasi në sy Alketa Vejsiu në mes të emisionit.
Por, pa u larguar nga konteksti! Filmi po pritet mirë dhe Ermali ka menduar ta çojë në çdo vend ku ka shqiptarë. Nuk është e thjeshtë që një film të realizohet apo shfaqet në kinema të mëdha ndaj natyrshëm lind pyetja, si ja doli dhe si po ja del Ermal Mamaqi?
Njohjet, bizneset të cilët “i ka rjepur” për t’ju bërë marketing, statusi social, Elvana Gjata dhe shumë aktorë të tjerë të kinematografisë shqiptare dhanë ndihmën e tyre që Ermali të realizonte filmin të cilin e cilësoi komercial. Kam bërë një film për para u shpreh Ermali.
Një gjë është e sigurt se ai nuk ka nxjerrë asnjë qindarkë nga xhepi si për produksionin ashtu edhe për promovimin e tij. Madje aktori nuk ka i ka paguar asnjë qindarkë aktorët për pjesëmarrjen në film. Ermali t’i jetë mirënjohës zotit që i dha aftësinë për të bindur të tjerët t’i besojnë, si dhe vullnetin për të mos u dorëzuar. Mbi të gjitha të falenderojë “kokat e mëdha” që po japin “një dorë” në gjithçka ai merr përsipër të realizojë. Sigurisht, nuk e bëjnë se e duan shumë Ermalin, por e bëjnë për të justifikuar paratë e pista me të cilat kanë ndyer duart.
Po nuk kalohet jeta duke u lëpirë o Ermmal Mamaqi. Edhe kërmilli ngjiti majën duke u lëpirë, por për sa kohë do të jesh “n’majë të kësaj maje”. Kujdes, do të mbytesh në pështymën e lëpirjes tënde!/Pamfleti
Comments are closed for this post.