Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se mosmarrëveshja me Greqinë, në lidhje me Mesdheun Lindor, mund të zgjidhet përmes një dialogu konstruktiv, ndërsa theksoi vendosmërinë e tij për të mbrojtur interesat e Turqisë në këtë zonë.
“Mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor mund të zgjidhen përmes negociatave, me kusht që ato të kryhen me një qasje konstruktive të bazuar në drejtësi”, pohoi ai, gjatë një videokonference me kancelaren gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës po vepron si ndërmjetës midis Turqisë dhe Greqisë, sipas presidencës turke.
“Megjithatë vendi ynë do të vazhdojë të zbatojë një politikë të vendosur dhe aktive për të mbrojtur të drejtat e tij në këtë sektor”, shtoi presidenti turk, sipas po të njëjtit burim.
Turqia dhe Greqia po luftojnë për zonat potencialisht të pasura me gaz natyror në Mesdheun Lindor.
Tensioni u përkeqësuar në fund të gushtit, kur të dy vendet kryen manovra ushtarake rivale.
Comments are closed for this post.