Një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme sot është rrëzuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Siç bëhet e ditur nga informacionet e para ka vetëm një person me lëndime të lehta, në bordin e helikopterit ku ishin pesë veta.
Zëvendësja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska për Slloboden Peçat e ka konfirmuar rastin dhe tha se nuk ka viktima e as të lënduar rëndë.
Helikopteri po furnizohej me derivate dhe se në një moment është rrokullisur. Po ashtu mësohet se shkaqet e këtij aksidenti janë erërat e forta. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet hetimore dhe zjarrfikësit, duke vënën nën kontroll situatën. Pritet që detaje MPB të jep gjatë ditës. Fotografia është dërguar nga të punësuar në aeroportin.
Comments are closed for this post.