Era e fuqishme që mbrëmë e kaploi Shkupin ka shkaktuar dëme të mëdha.

Një nga objektet që ka pësuar është edhe godina e MEPSO-s, e cila ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Fasada e re e MEPSO-s me shtylla të stilit antik dhe çati të re, kishte kushtuar 11 milionë euro.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, ka publikuar disa fotografi të fasadës së dëmtuar. Ai thotë se pas zgjedhjeve do të kërkojë zgjidhje konkrete për ndërtesat e këtij projekti, që sipas tij paraqesin projekte kriminale dhe jo të sigurta për jetën e qytetarëve.