Kryeministri Zoran Zaev dje tha se po pret që këto ditë të ketë informacione nga Kina se kur do të arrijnë vaksinat kundër coronavirit.

Ai sqaroi për paradhënien e vaksinave kineze duke thënë se është tërhequr për shkak se ka pritur vërtetim nga MPJ-ja kineze.

“Paradhënia është lëshuar si pjesë e procedurës. Paratë janë këtu, në të njëjtën xhirollogari të MSH-së. Pres informacion pozitiv për procedurës që është nisur”, theksoi Zaev dhe shtoi se është çështje ditës se kur do të arrijë vërtetime për dërgimin e vaksinave në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Zaev, askund në botë nuk mund që me saktësi të thuhet se kur dhe çfarë vaksinash do të arrijnë.

Ndryshe, procesi i vaksinimit kundër virusiut COVID-19 filloi para dy javëve, ndërsa të parët që po vaksinohen në vend janë punonjësit shëndetësorë, ndërsa pas tyre prioritet do të kenë personat e moshuar mbi 70 vjet.