Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të sezonit të dytë të emisionit të dashurisë, “Për’puthen”.

Ky emision i cili ka për qëllim njohjen e të rinjve dhe daljen çift nga aty, është përcjellë me shumë skandale e dyshime.

Në këtë sezon të dytë deri më tani ka dalë vetëm një ‘çift’, e ai ishte Tea me Andin.

Por, pas daljes së tyre ata kishin thënë se ishin detyruar nga produksioni të dilnin pasi ish-konkurrentja ishte në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

As romanca Tea-Beart nuk zgjati shumë.

Dy personazhe tjera që ishin deklaruar për njëri-tjetrin ishin edhe Andi dhe Jasmina. Por, pak ditë më vonë ata i prishën raportet.

Ata dolën nga programi të ndarë, por thanë se ka mundësi që njohjen ta vazhdojnë jashtë.

Por, as kjo nuk zgjati. Jasmina akuzoi Andin se ka një lidhje dashurie me këngëtaren nga Kosova, Diona Fona, ndërkaq djali nga Peja nuk reagoi fare.

Dyshja Ledjana-Mevlan të cilët ishin gati për të dalë nga emisioni si çift, i prishën marrëdhëniet pasi Ledjana ndryshoi mendje në fund.

Ajo doli e vetme, derisa Mevlani vazhdon të qëndrojë ende në emision.

Nga ky emision dolën çift edhe Atdheu me Sarën, të cilët njoftuan se do ta vazhdojnë njohjen jashtë programit.

Së fundmi, ish-konkurrentët Melisa dhe Andi kanë njoftuar se pas daljes nga aty, kanë nisur një lidhje dashurie.

Tani këtij sezoni me shumë skandale po i vie fundi, autorja e këtij emisioni, Olsa Muhameti ka treguar se po xhirohen edhe episodet e fundit, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar edhe datën e përfundimit.

“‘Përputhen’ përfundon në fund të qershorit! Ama javën që vjen konkludohen ngjarjet e personazheve, që kanë mbetur në program”, tha ajo.

Kujtojmë, se në sezonin e parë si çift kishte dalë Ina dhe Geri, e që lidhja e tyre nuk zgjati, pasi çifti kishte deklaruar se nuk janë më bashkë, për shkak të mosmarrëveshjeve.

Shumë konkurrentë gjatë këtij sezoni kanë marrë vëmendjen e mediave rozë, duke e kthyer këtë gjë edhe në biznes.

Nga përfitimet e reklamave të ndryshme disa prej tyre tashmë kanë hapur bizneset e tyre, e disa të tjerë kanë publikuar këngë duke hyrë në tregun muzikor.

Shpeshherë ky emision është akuzuar për skenar dhe se të gjitha gjërat ishin të planifikuara, duke u publikuar disa skandale të konkurrentëve.

Tani këtij sezoni me shumë skandale e përfitime po i vie fundi, autorja e këtij emisioni, Olsa Muhameti ka treguar se po xhirohen edhe episodet e fundit, ku përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar edhe datën e përfundimit.

“‘Përputhen’ përfundon në fund të qershorit! Ama javën që vjen konkludohen ngjarjet e personazheve, që kanë mbetur në program”, tha ajo.

Po ashtu ajo ka treguar se do të ftohen të gjithë ish-konkurrentët, do të ketë përballje të tyre dhe pajtime.