Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi udhëtuan dje drejt Kanës, ku mbahet eventi më i rëndësishëm i kinematografisë në Europë.

Protagonistët e “Dy Gisht Mjaltë” ishin atje për të promovuar filmin, duke parakaluar gjithashtu para fotografëve në tapetin e kuq.

Por, në Festivalin e Kanës nuk mungon as këtë vit modeli Roland Lekaj, i cili do të jetë i pranishëm gjatë eventit të bamirësisë amfAR Gala, që do të mbahet më 23 maj.

Ermal Mamaqi tregoi në Instagram se Rolandi, i ftoi të kalonin të dielën me të, në jahtin e tij privat.

Në videon e publikuar në Instastory, Ermal Mamaqi tregon se Ronald Lekaj po shikon “Dy Gisht Mjaltë” në jaht, duke ironizuar:

“Njerëzit s’kanë bukë të hanë, ti shikon “2 Gisht Mjaltë” në varkë.”

Ronald Lekaj u kthye në qendrën e vëmendjes së medias vitin e kaluar, kur dhuroi jo pak por 1,6 milion euro për një koleksion fustanesh, gjatë galasë amfAR.