Nxënësit në më shumë se një mijë qytete në botë pritet sot ta lëshojnë mësimin si pjesë e protestës globale kundër ndryshimeve klimatike.

Greva e nxënësve pritet të jetë protesta më e madhe e organizuar nga lëvizja studentore “Fridays For Future”. Vetëm në Gjermani, organizatorët presim 140 protesta, më shumë se në çdo shtet tjetër.

Edhe Shkupi do të bashkëngjitet në këtë protestë, e cila do të fillojë pasdite me deklaratë dhe kërkesa para Ministrisë së Ambientit Jetësor.

“Protestojmë që t’ju tregojmë autoriteteve tona të përmbushin detyrat e tyre dhe të na japin dëshmi”, thuhet në apelin për protesta globale.