“Burrat nuk qajnë”, kjo është një shprehje që e dëgjojmë shpeshherë, por duke qenë se kohët kanë ndryshuar, edhe meshkujt në momente të caktuara mund ta “lëshojnë pak veten” dhe të mos fshihen pas petkut të të fortit. Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana duket një burrë i fortë, por që nuk ju shpëton dot lotëve. Në intervistat e tij të mëparshme, ai ka treguar se ka qarë vetëm kur gjyshi i tij ka ndërruar jetë. Me gjyshin, Loriku ka pasur një marrëdhënie të ngushtë prandaj edhe ndarja e tij nga jeta e ka trishtuar Lorikun.

Gjithsesi, sot i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Loriku është shprehur se nuk ka qarë vetëm një herë, por në memorien e tij, janë fikuar 3 momente ku ai ka derdhur lot.

“Nuk kam qarë vetëm për gjyshin, unë qaj shpesh. Jo çdo ditë. Unë kam qarë kur ka ardhur në jetë djali im, kur Shqipëria është kualifikuar në Kampionatin Europian dhe kur gjyshi im është ndarë nga jeta”,-ka treguar Loriku.

Momente të trishta dhe të bukura, jeta ka plot, dhe tek Loriku këto kanë qenë tre momentet ku ai ka qarë nga gëzimi dhe trishtimi.