Bashkia e Shkupit do të ndajë nga 10.000 denarë 194 zjarrfikësve të cilët janë pjesë e tre ekipeve që me tre automjete të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit, të shoqëruar nga tre cisterna me ujë, marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që e përfshinë Republikën të Maqedonisë së Veriut.
Nga Bashkia e Shkupit informojnë se shpërblimet në para u jepen për shkak të angazhimit të tyre të jashtëzakonshëm në shuarjen e zjarreve dhe jashtë qytetit, pra sakrificën e tyre për të ndihmuar banorët dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në shuarjen e zjarrit që ka prekur Nagoriçane të Vjetër, Koçanin dhe Pehçevën.
Për të mundësuar kushte më të mira dhe më të sigurta të punës për zjarrfikësit, siç theksojnë ata, Bashkia e Shkupit vazhdimisht investon në potencialin njerëzor, por edhe në infrastrukturën e mbetur si pajisje dhe automjete të reja, moderne dhe më të sigurta për Brigadën e zjarrfikësve
Comments are closed for this post.