Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca po e kalon këtë të hënë mes urimeve të shumta me rastin e 27 vjetorit. Motra e saj Marina, i dedikoi fjalë shumë të bukura e të zgjedhura që në  mesnatë. “Gëzuar ditëlindjen bisha ime! Nuk ka limite shpejtësie në rrugën tënde drejt suksesit, gjithmonë Më e Mira do jesh! Të dua pafund gjysma ime.”-shkruante ajo.

Përpos urimit të Marinës, në këtë ditë kaq të veçantë për Luanën, nuk kishte si të mungonte dhe urimi i nënës së saj, Maria Vjollca. Maria ka shpërndarë një foto më të bijën në profilin e saj të Instagramit, në të cilën po e puth në ballë.

“E vogla ime ti. Gëzuar ditëlindjen jetë e bukur. Dinamikja, e guximshmja, dashuria ime. Festofsh edhe 100 vite ashtu si t’i do zemra. Faleminderit që ma zgjat jetën”, shkruan Maria. Menjëherë Luana ka reaguar ndaj këtij urimi duke iu përgjigjur: “Mam çdo gjë që bëj në jetë është për ty. Je motivi e shembulli më i mirë në jetë. Te dua.”