Imazhet e postuara në internet i kanë bërë të përloten të gjithë ata që kanë pasur rastin t’i shohin – bëhet fjalë për një vajzë të gjunjëzuar pranë varrit të fejuarit, e veshur me fustan të nusërisë, tri javës pasi ai u qëllua për vdekje nga një burrë që donte t’ia shiste konzolën e video-lojës Xbox.

Do të duhej të ishte fundjava më e lumtur për 22-vjeçaren Sara Baluch, pasi kishte planifikuar të martohet me 24-vjeçarin Mohammad Sharifi,

Por, për fat të keq ajo u detyrua ta vesh fustanin e nusërisë me të cilin do të shfaqej para altarit, dhe të shkojë tek varri i partnerit i cili tani pushon në varrezat e Nashville në Tennessee.

Ky moment pikëllues është kapur nga fotografi i Chattanooga Time Free Press. Baluch kishte veshur fustanin e nusërisë dhe po qëndronte e gjunjëzuar pranë varrit të fejuarit, derisa pranë saj po i qëndronin familjarët të cilët po lexonin Kuranin.

“Është dashur të jemi bashkë. Më vjen shumë keq, Mohammad më vjen keq. Ishim shumë të lumtur, dua të jem me të”, ka deklaruar me lot në sy Baluch.