Mafiozi më i famshëm turk Sedat Peker jo vetëm që kishte dokumente maqedonase por në Maqedoni ai ndihej vërtet si në shtëpinë e tij.

Ai rregullisht takohej me anëtarët e LSDM-së, kandidatë për deputetë, kryetarë të komunave dhe ishte i mbrojtur nga policia.

Pasi u publikua video se ai ishte transportuar i shoqëruar nga policia dhe me flasher, u shfaqën fotot e një oficeri policie nga Ministria e Brendshme duke u kujdesur për sigurinë e tij.

Orhan Hamza ishte vazhdimisht me Pekerin dhe e mbante kudo ku shfaqej, kështu që ata pozuan edhe në një atmosferë private të relaksuar.