Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në portin e Durrësit. Një kamion ka përplasur për vdekje një 25-vjeçare, efektive e sigurisë portuale. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Ads by optAd360

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.