Para dy ditëve në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup ka lindur pacientja për të cilën sot rezultatet e testit kanë treguar se është pozitiv me koronavirus. Pacientja edhe gjatë pranimit dhe qëndrimit ka qenë pa simptome të sëmundjes, por duke e marrë parasysh atë se ka ardhur nga rajoni i Kumanovës është pranuar dhe ka lindur në pjesën për izolim. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar nga spitali. Është marrë edhe mostër nga foshnja dhe priten rezultatet.

“Në ISHP Klinikën për gjinekologji dhe akusheri-Shkup më 14 prill në orën 20 ka lindur pacientja, për të cilën sot rezultati i testit për Kovid-19 tregoi se është pozitiv me koronavirus. Pacientja ka lindur spontanisht, por pasiqë është nga rajoni i Kumanovës, me të që nga pranimi në Klinikë është vepruar si me paciente nga rajoni me rrezik dhe sipas të gjitha protokolleve, i është marrë mostër për Kovid-19. Pacientja pikërisht për atë që vjen nga rajoni i krizës, ishte pranuar dhe lindur në pjesën për izolim të Klinikës për GJinekologji dhe Akusheri, e cila është destinuar për paciente të dyshuara dhe infektuara nga Kovid-19”, informojnë nga Klinika për gjinekologji dhe akusheri në Shkup.

Pacientja edhe gjatë pranimit dhe qëndrimit në klinikë ka qenë pa simptome për Kovid-19. Pas rezultatit të sotëm pozitiv të lehonës është marrë mostër edhe nga foshnja. Nga Klinika kumtojnë se edhe nëna dhe foshnja e gjinisë femërore janë në gjendje të mirë shëndetësore, sot janë lëshuar nga ISHP Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri-Shkup dhe janë në shtëpinë e tyre.