Lediana është një ndër vajzat e reja që iu bashkua së fundmi “PërPuthen”, ndërsa në puntatën e sotme u lexuan disa komente dh pyetje që fansat e emisionit kishin për të.

E në fakt, ajo që është diskutuar më së shumti edhe në rrjete sociale, janë komentet për operacionet plastike që Lediana mund të ketë bërë.

Por e pyetur rreth kësaj, ajo mohoi t’i ishte nënshtruar ndonjë ndërhyrje, duke theksuar se “femrat shfaqin xhelozi”, ndaj dhe e komentojnë për ndërhyrje.

“Asnjë operacion plastik. Femrat shfaqin xhelozi ndaj thonë për operacionet plastike, por unë edhe nëse bëj operacione plastike, nuk kam pse pyes njeri”, tha ajo.