Tea gjatë orëve të hershme të mëngjesit ka publikuar një video në Youtube, duke kërkuar nga autorja e emisionit “Për’puthen”, që të tregojë të vërtetën dhe të mos e mashtrojë më publikun.
Ajo gjithashtu tregojë që Vitin e Ri nuk e kishte festuar me Andin por me Beartin dhe familjen e tij në Kosovë, ndërsa produksioni kërkonte foto të tyre për të cilat Tea thotë se ka fakte.
“Po pse moj Olsa harrove ti që për vitin e ri, kur kemi folur bashkë unë kam qenë në Kosovë, tek Bearti duke festuar me familjen e tij edhe pas kësaj me keni kërkuar foto që të bëja me Andin të cilat nuk u bënë kurrë , dhe unë për këto kam prova”, tha ajo.
Madje Tea thotë se për bizneset dhe të gjithat i ka bërë Olsa sepse bizneset dëshironin që të ishin Andi dhe Tea në takim për të reklamuar ata, dhe se nuk kanë marrë asnjë pagese dhe të gjitha i kanë bërë me shpenzime të tyre.
“Edhe pas kësaj na përmendni krimin tonë të rëndë bizneset e giveaway, për të cilat i bënë ti. Ti me ke mbajtur aty mua jo se mdoje apo se mpaske dashur, por sepse të interesonin reklamat dhe fama jote, sepse bizneset donin që të isha unë dhe Andi me takimet tona për të reklamuar ata, edhe ne nuk kemi marrë kokërr leku nga kjo nuk kemi marrë asnjë lloj pagese kemi ardh aty me shpenzimet tona me veshjet tona me transportin tonë, me kohën tonë me gjithçka tonën, edhe ti na akuzon për biznese”, tha ajo.
“Na bërë që të vazhdonin takimet që ti bënim ato takime për të cilat ne nuk pranuam dhe pastaj në fund iu na nxorët pasi nuk dolëm më, dhe e shtytë emisionin e fundit me komente pasi nuk kishi çfarë të bëni, gjithsesi bollë u talle, tek e fundit jemi njerëz”, përfundoi ajo.
Comments are closed for this post.