Ministria e Shëndetësisë ka bërë një deklaratë ku ka pranuar se një mjek në spitalin e Durresit është prekur me koronavirus dhe tashmë është vetëkarantinuar.

Ai ka qenë një nga pjestarët e personelit mjeksor që u kujdes për 73 vjecaren që humbi jetën nga koronavirusi.

“Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës”- tha MSh ne deklaraten per mediat.

Sipas saj, në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit. /albeu.com/