Një 28 vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Durrës.

Mësohet se viktima F.K. banues në Shkallnur është gjetur i vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Durrës/Informacion paraprak
Më datë 21.09.2020, rreth orës 07:15, në fshatin Shkallnur, Durrës, është gjetur i vetëvarur në banesë, shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Shkallnur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.