Zëvendës-kryeministri Bujar Osmani, zëvendës-kryeministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.

Ministrja Sheqerinska në fillim uroi suksesin e votimit në Kuvend me të të cilën mbarojnë obligimet për Maqedoninë dhe se për pak kohë Maqedonia bëri ndryshim që e vërejti gjithë bota.

“Ky vit s’ishte i lehtë as për ne as për qytetarët tanë, megjithatë kjo rrugë e suksesshme tregoi se Maqedonia është e aftë për rrugëdalje, Maqedonia e siguroi vendin e saj në tryezën e NATO-s”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Ajo shtoi se edhe NATO edhe Bashkimi Evropian presin që Maqedonia të përqendrohet plotësisht në reformat e vendit siç janë qeverisja e së drejtës, lufta kundër korrupsionit, rritjes ekonomike dhe rritje e sigurisë sociale.

Zëvendës-kryeministri Bujar Osmani ceku urimet e gjithë shtetet e fuqishme të botës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese duke i cilësuar si “mesazhe të sinqerta dhe japin mbështetje në rrugën euroatlantike të Maqedonisë”.

“Maqedonia më në fund është e sigurt e mbrojtur nga lojërat gjeo-politike të disa qendrave të fuqishme”, tha Osmani duke shtuar se duhet shumë punë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian duke nisur nga bisedimet.

Ai tha se me bisedimet duhet të ketë standarde evropiane në administratë, shërbim cilësor dhe i shpejt ndaj qytetarëve, standarde evropiane në sundimin e së drejtës dhe depolitizim në gjyqësi dhe shumë fusha tjera.

“Vlerat perëndimore i sjellim këtu në Maqedoni për të mos i kërkojnë fëmijët tanë në perëndim”, tha mes tjerash Bujar Osamni.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tha se është zgjidhur problemin kryesor nga jashtë dhe se me këtë rregullohet edhe Maqedonia për nga brenda.

“Sigurojmë anëtarësim në NATO”, tha Dimitrov duke shtuar se vendet anëtare të NATO-s punojnë intensivisht për Protokollin për Maqedoninë dhe se është koha ta kapin trenin për në Bashkimin Evropian.