Cristiano Ronaldo, edhe pse është 37 vjeç, po tregon një formë të shkëlqyer sportive. Megjithëse nuk do ta ketë të sigurt vendin e titullarit sezonin tjetër, trajneri i ardhshëm i United, Ten Hag, do të përpiqet të përfitojë sa më shumë nga performanca e tij. Ai është golashënuesi më i mirë i Manchester United këtë sezon, me 24 gola në 37 ndeshje. Një markë e vështirë për t’u zëvendësuar.
Edinson Cavani, Paul Pogba, Jesse Lingard dhe Juan Mata janë në përfundim të kontratës dhe Anthony Martial nuk do të kthehet në “Old Trafford” kur të përfundojë periudha e tij e huazimit te Sevilla. Dyshime ka edhe për vazhdimësinë e Marcus Rashford. Prandaj, Ten Hag ka Cristianon, për të ndërtuar një ekip rreth tij.
CR7 u kthye në “Old Trafford” verën e kaluar dhe kontrata e tij do të zgjasë edhe për një sezon tjetër. Pritet një revolucion te “Djajtë e Kuq” kur Erik ten Hag të nisë zyrtarisht punën. Shumë fytyra do të ndryshojnë në dhomën e zhveshjes, por sipas “The Telegraph”, trajneri holandez dëshiron që portugezi të mbetet në Mançester dhe të jetë një nga shtyllat e United.
Nëse qëndron, Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në Champions League për herë të parë në 20 vjet. Futbollisti është i vetëdijshëm për këtë fakt, por preferon të mos largohet nga Manchester United.
Comments are closed for this post.