Struga në dimër është sikur çdo vend tjetër i vogël në Maqedoni. Bizneset mezi mbijetojnë kurse qytetarët ankohen se shpenzojnë sikur të ishin turistë. Pagat që marrin janë të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat bazë. Numri i të papunëve në Strugë është 2814 persona, një pjesë e madhe e të cilëve janë të rinj kurse numri i stafit me kualifikim të lartë që janë të papunë po rritet.
“Ka shumë dyqane, por më pak njerëz. Njerëzit nuk kanë para, kështu që janë të mbyllur.”
“Çmimet janë të larta. Pensionet janë të ulëta, nëse nuk jeton me një djalë apo vajzë për të të ndihmuar shumë”.
Shitësit thonë se ka më pak punë se më parë. Thonë se Struga në mënyrë masive po zbrazët dhe se nuk jetohet vetëm një muaj nga mërgimtarët gjatë verës.
“Është shumë më dobët se më parë, por ne ende nxjerrim bukë, nëse punojmë me ndershmëri. Është më dobët në shumë aspekte”, deklaroi Toni Josifisovski – shitës.
“Emigracioni dhe gjendja ekonomike po japin kontributin e tyre këtu në Strugë. Gjithnjë e më shumë dyqane në Pazarin e Strugës po mbyllen ose po jepen me qira. Të rinjtë po largohen në mënyrë masive jashtë vendit”, raporton Miki Trajkovski- gazetar.
Fshatra të tëra në Strugë janë gjysmë të zbrazëta dhe ka gjithnjë e më pak nxënës. Përndryshe, të dhënat nga regjistrimi i fundit janë shqetësuese për Strugën, e cila është ndër tre komunat në vend që ka humbur më shumë popullsi në 20 vitet e fundit, pra deri në 20 për qind e banorëve kanë shkuar jashtë vendit. Sot në Strugë jetojnë pothuajse 13,000 banorë më pak, domethënë numri i tyre është 50,980. Këtë vit janë regjistruar 77 nxënës më pak në shkollat fillore krahasuar me vitin e kaluar.
Comments are closed for this post.