Pajisje mjekësore për Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup do të dhurojnë sot Asociacioni Alzas – Maqedoni dhe Organizata Humanitare “Shpresoj në Orientin” nga Alzasi, Republika e Francës.

Bëhet fjalë për dhurimin e karrocave për persona me mobilitet të përkufizuar, mjetet për lëvizje dhe pajisje spitalore.

Aksioni për dhurimin e pajisjeve po zhvillohet në partneritet me Fondacionin “Fokus” – Veles, Komuna e Velesit dhe Organizatën Humanitare „House of hope – Lençe Zdravkin”.