Ylli i filmave aksion, Dolph Lundgren është martuar me një femër thuajse 40 vite më të re se sa ai.

Lundgren (63 vjeçar), i njohur për rolet e tij të shumta, përfshirë rolin e Ivan Drago në “Rocky”, i propozoi martesë instruktores norvegjeze të fitnesit Emma Krokdal (24 vjeçare).

Çifti ka qenë në një lidhje që nga fundi i vitit 2019 dhe e kanë bërë zyrtare tashmë lidhjen.

Shumë nga komentet kanë qenë nëse ajo është vajza e tij, por çifti thonë se janë të lumtur se nuk iu bëjnë përshtypje komentet e tjera.