Në vitin 2019, Kuvendi i Serbisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat hiqet dënimi me burg nga 30 deri në 40 vjet dhe vendoset burgimi i përjetshëm për krimet më të rënda.
Dënim të përjetshëm parashikohet për vrasje të rëndë, përdhunim, sulm ndaj fëmijës së mitur, gruas shtatzënë dhe personit të pafuqishëm, gjë që është në përputhje me propozimin e Fondacionit “Tiana Juriq”, për të cilin është përgjegjës babai i saj Igor.
Burgimi i përjetshëm është shtrirë edhe për të gjitha krimet e tjera për të cilat sipas ligjit aktual parashikohet dënimi nga 30 deri në 40 vjet.
Kjo shtron pyetjen nëse e njëjta gjë duhet të zbatohet në kodin penal të Maqedonisë për vrasësit e Vanja Gjorçevskës.
Sipas këtij ligji, i quajtur “ligji i Tianës”, policia nuk pret më të kalojnë 24 orë, por fillon kërkimin e një fëmije të zhdukur menjëherë pas denoncimit të zhdukjes. Para miratimit të ligjit, në praktikën e punës policore, ajo periudhë ishte nga 24 deri në 48 orë.
Comments are closed for this post.