Dua Lipa është fytyra e reklamës së re të parfumit të firmës së njohur, Yves Saint Laurent.

Është publikuar videoja e plotë e reklamës së aromës më të re të YSL, protagoniste e të cilës është Dua Lipa.

Parfumi me aromë të re ka emrin ‘Libre’ dhe Dua në këtë video shfaqet me një shqiponjë të cilën e pret dhe e liron në fund, shkruan Gazeta Express.

Dua ka treguar se këtë reklamë e ka inçizuar për katër ditë me radhë, mes Malibu dhe Kanionit të Madh në Amerikë.

Këngëtarja dëgjohet duke kënduar; “Jam e lirë, të bëj çfarë të dua”.