Pak ditë pasi “Sunny Hill” u anulua për t’u mbajtur në Prishtinë dhe u zhvendos në Tiranë, festivali kthehet sërish në shtëpinë e tij.

Këtë e ka konfirmuar Minsitria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe organizatorët e “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net.

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në datat e paralajmëruara, ndërsa në Tiranë me datën 25, 26 dhe 27 gusht.

Kësaj i është gëzuar padyshim këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, njëherit organizatorja e festivalit.

Ajo ka bërë një postim në ‘Instagram’, ku u shpreh se ndihet krenare për faktin që “Sunny Hill” po rikthehet në shtëpinë e tij.

“Me një zemër plotë dhe e lumtur, jam krenare të them se është vendosur që festivali ynë “Sunny Hill” të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të bëjmë edhe 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua”, ka shkruar Dua.

Ky festival është rikthyer pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë.