Drejtësi do të ketë jo vetëm për tragjedinë e zjarrit në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 100 u lënduan, por edhe për rastet e tjera të rënda që tronditën vendin, si aksidenti me “Besa Trans”, zjarri në spitalin modular në Tetovë dhe aksidenti tragjik në Laskarci, premton zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Maqedonia ka përjetuar shumë tragjedi me pasoja të rënda, por drejtësia ka munguar dhe shteti nuk do të rrijë më duarkryq, theksoi ai.

“Ndërsa lutemi për të mbijetuarit dhe përgatitemi për të dërguar të vdekurit tragjikisht më 16 mars, si qeveri premtojmë se mësimi i hidhur nga Koçani është marrë, mesazhi është marrë: shteti nuk do të rrijë duarkryq dhe nuk do të lejojë drejtësinë të endet dhe të zhvlerësohet nëpër labirintet institucionale, të ndërtuara për të mbrojtur me saktësi të paprekurt.

Ai theksoi se qeveria do të punojë që drejtësia të mos mbetet vetëm një koncept i kapur nga mafia dhe korrupsioni endemik.

“Lufta jonë për një Maqedoni më të mirë do të ketë kuptim vetëm atëherë kur ata që janë trajtuar padrejtësisht nga sistemi të ndjejnë se drejtësia, në fund të fundit, nuk është e kapur nga mafia që kontrollon shtetin, siç ka ndodhur për fat të keq me vite të tëra, dhe se thirrjet e tyre për drejtësi do të përballen me përgjigje dhe reagime.

Sipas Medjitit, tragjedia në Koçan duhet të jetë një rikujtim për institucionet se nuk duhet të lejojnë të përsëriten aksidente të tilla.

“Koçani është ndërgjegjja jonë që kërkon veprim. Koçani është problemi ynë që kërkon reagim. Koçani është katarsis i sistemit të kalbur dhe korrupsionit endemik i rrënjosur thellë në institucionet që shkatërrojnë jetë njerëzore”, thotë Mexhiti