Kandidati republikan dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën një sipërmarrje të re në fushën e kriptomonedhave “World Liberty Financial”.
“Crypto është një nga ato gjëra që ne duhet të bëjmë”, tha Trump në rrjetin social X, duke shtuar: “Dua apo jo, unë duhet ta bëj”.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, Trump iu bashkua djemve të tij Donald Trump Jr. dhe Eric Trump, së bashku me sipërmarrësit e kriptove, Chase Herro dhe Zachary Folkman.
Trump e ka promovuar sipërmarrjen që nga gushti, megjithëse qëllimi specifik i “World Liberty Financial” mbetet i paqartë.
Data e nisjes zyrtare të projektit të kriptomonedhës nuk është bërë e ditur.
Comments are closed for this post.