Në Konsullatën e Përgjithshme të Maqedonisë së Veriut në Çikago të SHBA-së, rrjedh lëshimi mobil i dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Nga Konsullata e atjeshme e Përgjithshme theksojnë se deri më tani rreth 160 personave u janë marrë të dhënat për pasaporta të reja biometrike, ndërsa 60 prej tyre tashmë i kanë marrë pasaportat, kumtoi MPJ-ja.
Kjo, siç thonë, paraqet një befasi pozitive për diasporën tonë në SHBA.
“Konsullata në Çikago mbulon 22 njësi federale në SHBA, gjë që është tregues për numrin e madh të Diasporës që jeton në këtë territor. Me pajisjen e re, pasaportat do të përgatiten shumë më shpejtë se sa në të kaluarën dhe palët e interesuara do të jenë më të kënaqur me këtë shërbim”, tha Musliu.
Për lehtësimin dhe efikasitetin e gjithë procesit, u deklaruan edhe qytetarët tanë në SHBA.
“Projekti për lëshimin mobil të dokumenteve të udhëtimit është dëshmi se Ministria e Punëve të Jashtme, përmes rrjetit të saj të përfaqësive diplomatike-konsullore mbetet në shërbim të diasporës”, theksojnë nga MPJ-ja.
Comments are closed for this post.