Njerëzit kanë nivele të ndryshme të libidos, kjo mund të jetë relative dhe mund të ndryshojë në bazë të gjendjes emocionale  si dhe në bazë të tërheqjes që mund të keni me partnerin. Më poshtë po u sjellim një listë me shenjat të cilat nuk ngopen kurrë në krevat.

Virgjëresha

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës shpesh janë të lidhur me elementë si pastërtia dhe pafajësia. Gjithsesi ata mund të transformohen në kafshë në krevat, kjo pasi duan që të kenë realisht marrëdhënie të nxehta. Pas fytyrës engjëllore fshihet një njeri i zjarrtë me shumë dëshira të errëta.

Akrepi

Ata  janë tifozët më të zjarrtë të seksit, pasi nuk kanë frikë të flasin në çdo kohë për të.  Një Akrep ka nevojë për vëmendje të vazhdueshme në momentet romantike. Kjo pasi vëmendja e partnerit është e vetmja mënyrë përmes së cilave ata mund të kuptojnë  nevojat e tyre seksuale.

Ujori

Një Ujor është shumë i butë kur bie fjala në çështjet e intimitetit. Ata nuk janë shumë të zotë për të folur në lidhje me seksin, ose për ta bërë si veprim. Megjithatë nëse  janë në dhomën e gjumit, ata do të bëjnë gjithçka që  të jetoni eksperiencën më intensive seksuale të jetës suaj.

Dashi

Të lindurit nën shenjën e Dashit duan të jenë gjithnjë ata që komandojnë raportin seksual. Do të argëtohesh shumë me aftësinë e tyre poshtë çarçafëve. Janë sadistë dhe  kanë shumë dëshirë që t’i bëjnë realitet idetë që u vijnë nga imagjinata e shfrenuar.