Një nënë u dënua me 20 vite burg, e shpallur fajtore për vdekjen e djalit të saj 2 vjeç. Vogëlushi Anthony Bunn u rrah egërsisht nga Elizabeth Woolheater dhe nga partneri i saj në shtëpinë e tyre në Wichita, Kansas, SHBA, për shkak se refuzoi të hajë një hamburger. Dy ditë më vonë, vogëlushi gjeti vdekjen në spital.
Gruaja u shpall fajtore në muajin gusht, për vrasje të shkallës së dytë dhe abuzim me të miturit. Gruaja tha se qëlloi të birin sepse nuk kishte ngrënë hamburgerin dhe më tej i kishte kërkuar të dashurit të saj Lucas Diel, që ta godiste më fortë.
Ngjarja e rëndë daton në 4 maj të vitit të kaluar. Policia ndërhyri pas një telefonate në ndihmën e shpejtë, fliste për një fëmijë që nuk merrte frymë. Anthony kishte plagë në kokë dhe në fytyrë.
Ai u dërgua me urgjencë në Wesley Medical Center në gjendje kritike, por gjeti vdekjen në 6 maj 2018. Autopsia zbuloi një sërë kockash të thyera, dëmtime në tru si dhe kequshqyerje.
Nëna e tij, Elizabeth Woolheater, u dënua me 19 vite e pesë muaj burg. Diel mohoi që ta kishte goditur fëmijën, por me vendimin e kësaj të premteje u dënua sërish me 49 vite burg.
Sipas Departamentit për fëmijët dhe familjet (DCF), i mituri ishte dhunuar para se të vdiste. Gjyshi i tij Anthony Zak Woolheater tha se nipi i tij ishte fëmija më i jashtëzakonshëm që mund të ketë njohur.
Ai shtoi se familjarët kishin dyshuar për dhunimin e tij, qysh në tetor të vitit 2017, pasi i gjetën shenja të nxirash në kokë dhe trup.
Comments are closed for this post.