Me grumbullimin dhe selektimin e mbeturinave në bregun e lumit Treska, në kanionin Matka  dhe me performancë muzikore të fëmijëve nga kopshti privat “Pikolini” dhe nga shkolla muzikore “Piano art” sot zyrtarisht do të promovohet projekti “Matka – djepi i pastërtisë” që zbatohet nga organizata joqeveritare për ekologji 4SELECT.

Në këtë eveniment, që mbahet me rastin e Ditës Botërore të riciklimit, edhe zyrtarisht do të promovohet iniciativa e TrashTag, ndërsa fëmijët do të dërgojnë një mesazh për shpëtimin e planetit Tokë dhe për atë që brezat e ardhshëm dëshirojnë që të kenë një planet të pastër.

Projekti do të realizohet me përkrahjen e ndërmarrjes publike ” Higjiena Komunale” dhe “Parqe dhe Gjelbërime”, ndërsa në promovimin e tij do të marrë pjesë edhe drejtori i NP “Higjiena Komunale”- Shkup, Abdusamed Shabani.