Në lagjet e Shkupit Aerodrom dhe Lisiçe mbrëmë nuk ka pasur ngrehje qendrore.

Nga “Balkan Energy Group” thonë se arsyeja për këtë është defekti i madh në rrjetin e distribuimit.

“Defekt i madh në rrjetin e distribuimit ka shkaktuar ndërprerje të punës së ngrohjes në orën 20:00. Për momentin ekipet janë duke rregulluar defektin me qëllim që të vendoset në punë normale sistemi”, thonë nga BEG.

Ndryshe, sezoni i ngrohjes këtë vit filloi para kohe për shkak të temperaturave të ulëta.