Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa paralajmëron për rreziqet që i kanosen Maqedonisë së Veriut nëse BE nuk ndan datë për fillim të negociatave në tetor.

“Nëse nuk kemi perspektivë, ndërsa ai është investimi në tetor, do të dobësohemi, ndërsa spektikët, forcat nacionaliste dhe populistët do të forcohen, ajo do t’u ndihmojë atyre që dyshojnë në projektin evropian, ai orientim strategjik, derisa vendimi pozitiv do të na ndihmojë të themi se punët janë në duart tona”, ka deklaruar Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel, javën e kaluar.

Në bisedën, Dimitrov ka ndarë optimizmin për vendimin e Këshillit të 15 tetorit dhe konsideron se vendi ka “argumente shumë bindëse”, para së gjithash “progres i dukshëm drejt demokracisë së vërtetë evropiane” si dhe arritje e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Kemi vesh për shqetësimin e disa vendeve anëtare rreth saj se si procesi i qasjes të bëhet më i ashpër dhe më shumë i orientuar në ndryshim që është në zemrën e interesit të popullatës në rajon”, ka thënë ministri i jashtëm.

Sa i takon anulimit të vendimit për datë në qershor të këtij viti, Dimitrov konsideron se ministrat nuk kanë pasur mjaft kohë të rishikojnë progresin në katër sfera kyçe, definuar në qershor 2018, shkaku i afatit të shkurtër midis shpalljes së raportit të KE-së dhe mbajtjen e Këshillit të BE-së.

“Të gjitha parashikimet tani janë kthyer në mesin e tetorit, mendoj se investimi është ashtu që ka parashikime serioze në kryeqytetet për mënyrën të rrëmbehet ky rast në momentin kur nuk ka shumë shanse për sukses”, shpjegon Dimitrov.

Në rast, Maqedonia të mos merr dritë të gjelbër këtë herë, pas katërmbëdhjetë vitesh status kandidat, ministri paralajmëron: “Nuk do të jetë lehtë për mua si ministër të kthehem në shtëpi pas tetorit dhe të them se do të vendosin vitin e ardhshëm, na duhet karburant politik që të vazhdojmë të ecim përpara”.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut tërësisht e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, por që vendi nuk guxon të jetë viktimë e logjikës së vënies së vendeve në pako dhe rikujton se procesi është i bazuar në meritë individuale.

I pyetur se çka mendon për propozimin e ri të komisarit për zgjerim të presidentes së KE-së, ish ministrit hungarez të Drejtësisë, Laslo Troçanji, Dimitrov nuk fsheh se Maqedonia ka kontest me Hungarinë rreth azilit të ish kryeministrit të gjykuar, Nikolla Gruevski.

Por, shton ministri, me rëndësi është që dy shtetet të bashkëpunojnë për interesa të përbashkëta edhe krahas dallimeve.

“Jemi të inkurajuar dhe i vlerësojmë porositë e presidentet së zgjedhur lidhur me rajonin tonë, interesin e saj dhe vlerësojmë se në KE është me të vërtetë me rëndësi të ballafaqohen dy shtyllat në të cilën bazohet anëtarësimi i suksesshëm”, tha ai.

Ai thekson se kolegji i eurokomisarit pas dëgjimit në Parlamentin Evropian, do të jetë i kujdesshëm të ballafaqohen këto dy shtylla.