Më së paku që Bashkimi Evropian i ka borxh rajonit është të jetë i qartë ndaj nesh. Nëse nuk ekziston konsensus për ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor, nëse premtimi nga Selaniku në vitin 2003 më nuk vlen, qytetarët meritojnë të dinë, ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Tuiter.
“Falënderim deri te të gjithë liderët të cilët kanë luftuar me mund që BE-ja të hapë negociata aderuese me ne, duke e pranuar dhe përforcuar me atë Marrëveshjen historike nga Prespa, duke i inkurajuar reformat e vendit me narativin evropian në Maqedoninë e Veriut, vend kandidat tani 14 vjet. Derisa arrijmë të arrihet konsensus, ne duhet të vazhdojmë t’i mbrojmë vlerat e vërteta evropiane në shtëpi”, thotë Dimitrov.
Comments are closed for this post.