Nga Stephen Collinson, CNN
Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Duke reflektuar mbi krizën e raketave kubane, Presidenti John Kennedy paralajmëroi dikur se fuqitë bërthamore “duhet të shmangin ato konfrontime që mund t’i bëjnë të përballen më një kundërshtar të ri, të tërhiqen në mënyrë poshtëruese ose të shkaktojë një luftë bërthamore”.
Por logjika e Kenedit tingëllon therëse teksa Putini po haset me rezistencën heroike të Ukrainës dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të SHBA-së prej miliarda dollarësh armë dhe municione.
Presidenti Joe Biden, i cili gjithmonë ka deklaruar se qëllimet e tij janë të ndihmojë Ukrainën të mbrohet dhe të shmangë një përshkallëzim të drejtpërdrejtë me Putinin që mund të rrezikojë nisjen e një luftë bërthamore, duket se po shqyrton paralajmërimin e JFK.
Në një mbledhje fondesh në Potomac, Maryland, të hënën mbrëma, Biden tha se ishte i shqetësuar se Putini nuk kishte menduar ende t’i jepte fund luftës, pavarësisht natyrës “llogaritëse” të ish-oficerit të KGB-së, raporton abcnews.al.
Zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare, ndërkohë, kanë deklaruar se nuk e dinë ende se çfarë lloj suksesi në Ukrainën lindore dhe jugore do ta lejonte Putinin të shpallte një lloj fitoreje dhe të de-përshkallëzonte luftën.
E gjithë kjo është një shqetësim. Por është diçka që duket disi në kundërshtim me politikën e SHBA-së. Në fund të fundit, qëllimi i shprehur në mënyrë eksplicite i Uashingtonit në mbështetjen e Ukrainës është që Putini të humbasë luftën. Biden i ka kërkuar Kongresit 33 miliardë dollarë për të dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë dhe Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën për të miratuar një projektligj rreth 40 miliardë dollarë.
Uashingtoni po përdor në fushën e betejës, raketa antitank dhe kundërajrore, radarë, dronë, fishekë artilerie dhe obus. Kjo qasje agresive perëndimore, përparimi i ngadaltë i forcave ruse dhe mungesa e çdo përpjekjeje diplomatike për t’i dhënë fund luftës do të thotë se është pothuajse e sigurt se lideri rus do të ndërmarrë veprime më të rrezikshme.
Opsioni i vetëm i Putinit tani duket të jetë kapitullimi dhe të pranojë se përpjekja perëndimore, e kombinuar me guximin e ukrainasve, ia doli mbanë.
Deri ku mund të arrijë Putini?
Ende nuk dihet se çfarë mund të bëjë Putin. Ndërsa ai nuk ndan të njejtën pikëpamje logjike dhe të saktë të Uashingtonit se po humbet luftën, nuk ka asnjë tregues se ai do të rrezikonte një konfrontim bërthamor në shkallë të plotë duke testuar vendosmërinë perëndimore, raporton abcnews.al.
Disa zyrtarë të lartë amerikanë kanë shprehur publikisht frikën se Putini mund të përdorë armë bërthamore taktike, me rendiment më të ulët në fushën e betejës, si një alternativë ndaj një disfate poshtëruese në Ukrainë.
Por Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines tha se Putin nuk do të përdorë bërthamore. Dhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjenerali Scott Berrier, tha se vlerësimi përfshin gjithashtu pajisjet taktike ose të fushëbetejës. Putin e ka dëshmuar veten si një lider të pamëshirshëm.
Ai rrafshoi qytetet në Çeçeni dhe dërgoi forcat e tij për të luftuar kundër civilëve në Siri. Ai ka bombarduar gjithashtu zonat e banuara, shkolla, stacione dhe strehimoret në Ukrainë. Mijëra ushtarë të tij kanë vdekur. Dhe Putin ka përdorur tashmë armë të shkatërrimit në masë — për shembull, duke synuar dezertorët rusë në tokën britanike me elementë radioaktivë dhe agjentë nervorë — me zero konsideratë për civilët, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Kërcënimi i Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore – në një mënyrë që Bashkimi Sovjetik e bëri gjatë Luftës së Ftohtë, për të terrorizuar publikun perëndimor nënvizon faktin që ata duan të parandalojnë ndërhyrjen e Perëndimit.
Ndërsa SHBA-të mund të kritikohen për dështimin për t’i dhënë Putinit një rrugëdalje që spekulonte Biden, një iniciativë e tillë do të ishte e vështirë dhe mund të mos funksionojë gjithsesi. Fillimisht, Putini nuk po merr parasysh mënyrat për ti dhënë fund luftës. Ndërsa lufta është një fatkeqësi ekonomike, ushtarake dhe strategjike për Rusinë, udhëheqësi i Kremlinit vazhdon me logjikën e tij.
Nëse ai nuk mund të kontrollojë të gjithë Ukrainën ose të rrëzojë qeverinë e saj, mund të mjaftojë shkatërrimi i madh njerëzor dhe ekonomik që do të pengojë Ukrainën të funksionojë si një ekonomi normale dhe ndëshkon aspiratat e saj për t’u bashkuar me Perëndimin dhe mund të veprojë si një pengesë për të tjerët.
Kjo është ndoshta një arsye pse Haines sugjeroi të martën se lideri rus po “përgatitej për një konflikt të zgjatur në Ukrainë, gjatë të cilit ai ende synon të arrijë qëllime përtej Donbasit”.
“Tendenca aktuale rrit gjasat që Putin të marrë vendime më të ashpra duke përfshirë vendosjen e ligjit ushtarak, riorientimin e prodhimit industrial ose veprimet ushtarake potencialisht përshkallëzuese për të arritur objektivat e tij ndërsa konflikti zgjatet ose nëse ai percepton Rusia po humbet në Ukrainë”, tha Haines.
Ideja se Putini mund të dalë nga ngërçi strategjik në të cilin ai gjendet, hidhet poshtë për dy arsye.
Së pari, udhëheqësi rus refuzoi të gjitha platformat diplomatike, thirrjet dhe paralajmërimet për të de-përshkallëzuar konfliktin përpara pushtimit.
Në fakt, pati shenja të një përshkallëzimi të ri të mundshëm të martën, pasi Bjellorusia zhvendosi forcat speciale në kufijtë e Ukrainës, duke përmendur atë që pretendonte se ishte agresion perëndimor.
Arsyeja e dytë pse kjo mund të mos jetë koha për diplomaci qëndron në besimin e kryeqyteteve perëndimore, si Londra dhe Uashingtoni, se forcat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të pajisura me armë perëndimore, kanë fituar të drejtën për të fituar luftën.
Pushtimi i Ukrainës në fakt ishte i paprovokuar. Dhe deri më tani, Putini nuk ka shënjestruar autokolonat e armëve që janë nisur për në Ukrainë ose nuk ka organizuar sulme të mëdha kibernetike kundër objektivave perëndimore.
Por ndërsa lufta zgjatet, me rrezikun e vazhdueshëm të një përshkallëzimi ose një llogaritje të gabuar që do të çonte në një konflikt më të gjerë, kjo mund të shkaktojë çarje në kështjellën e unitetit perëndimor.
Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili u përpoq pa sukses të bindte Putinin të mos pushtonte Ukrainën, dënoi retorikën luftarake të liderit rus të Ditës së Fitores. Por ai tha gjithashtu se Ukraina dhe Rusia do të duhet të ulen dhe të bisedojnë për paqen, raporton abcnews.al.
Macron foli më pas me presidentin kinez Xi Jinping, një aleat i Putinit, të martën, pas së cilës Pallati Élysée tha se ishte urgjente vendosja e një armëpushimi. Dhe ishte një moment goditës në Zyrën Ovale të martën, kur kryeministri italian Mario Draghi, pasi lavdëroi unitetin perëndimor për Ukrainën dhe dënoi pushtimin rus, i tha Bidenit këtë para kamerave:
“Më duhet t’ju them se në Itali dhe në Europë njerëzit duan t’i japin fund këtyre masakrave, kësaj dhune që po ndodh. Dhe njerëzit mendojnë se çfarë mund të bëjmë për të sjellë paqen. “Të paktën ata duan të mendojnë për mundësinë e arritjes së një armëpushimi dhe rifillimit të disa negociatave të besueshme. Kjo është situata tani. Unë mendoj se ne duhet të mendojmë se si mund ta menaxhojmë këtë çeshtje.”
Komentet e tij pasqyronin një nervozizëm në rritje se pa një lloj ndërhyrjeje nga jashtë, Putini mund të shtyhej në atë lloj qoshe për të cilën po fliste Kennedy në një fjalim në Universitetin Amerikan në qershor 1963.
Disa muaj më parë ndërsa bota kishte mbajtur frymën nga frika e luftës bërthamore, Kennedy kishte gjetur një mënyrë që lideri sovjetik Nikita Hrushovi të largohej “me dinjitet”. Gjashtë dekada më vonë, diçka e ngjashme, sado e dhimbshme që mund të jetë, mund të kërkohet për Putinin.
/abcnews.al
Comments are closed for this post.