Branko Jaçovski prej fshatit Pçinja të Kumanovës ka humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tij.

Shpërthimi i zjarrit është paraqitur në orën 04:00 të mëngjesit në Njësinë e Zjarrfikësve në Kumanovë. Zjarri ka përfshirë pjesën më të madhe të katit të shtëpisë ku ka pasur materiale si letra dhe tekstil. Supozimet fillestare janë se zjarri shpërtheu nga një furrë katërkëndëshe që nxehte shtëpinë e të ndjerit Jaçovski. Në vendin e ngjarjes hetim ka bërë prokurori publik dhe ekipet nga policia e Kumanovës.