Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçari në Tetovë, janë lënduar edhe disa persona tjerë

Kronika e zezë 13.05.2019 / 11:05

Policia e Tetovës ka dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm, në të cilin humbi jetë një 18-vjeçar nga Tetova. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta në kryqëzimin e rrugëve “160” dhe “161” në afërsi të kazermës. Në aksidentin tragjik lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë.

Deri tek aksidenti tragjik ka ardhur kur dy makina njëra e tipit “Audi” që drejtohej nga një 17-vjeçar dhe tjetra e tipit “Renault Megan” që drejtohej nga një 18 vjeçar, kanë humbur kontrollin dhe kanë dalur nga rruga.

Pas aksidentit ka humbur jetën 18-vjeçari me iniciale SH.L, që kishte qenë bashkudhëtar në makinën “Audi”, gjithashtu një 16-vjeçar, udhëtarë i tretë në makinën “Audi” ka pësuar lëndime të rënda trupore, me çka është transferuar në Qendrën Klinike të Shkupit.

Siç tha zëdhënësi i Policisë së Tetovës, të dy shoferët janë pranuar në spitalin e Tetovës.

“Pasi kanë pranuar ndihmën e parë, shoferi i makinës “Audi” është lëshuar për shërim në shtëpi, ndërsa 18-vjeçari që kishte drejtuar makinën “Renault” është mbajtur në spitalin e Tetovë. Në spital përshkak të lëndimeve të pësuara ka mbetur edhe udhëtari i tretë që kishte qenë në makinën Audi”, tha Josifovski..

Hetimi në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori i përgjithshëm dhe ekipe të MPB-së së Tetovës, me çka po punohet në zbardhje të plotë të rastit.

Comments are closed for this post.

Të fundit