Afatet kërkojnë që sa më shpejtë të miratohet ligji për parandalim të korrupsionit që të zgjidhet komisioni për antikorrupsion, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo sqaron se Qeveria e ka paraqitur më herët ligjin, por se i njëjti ka qenë i bllokuar me amendamente. Sipas Ministres, komisioni për antikorrupsion duhet të zgjidhet deri në zgjedhjet, me qëllim që ta ndjek financimin e fushatës.

“Ligji është paraqitur deri tek Komisioni Evropian për vlerësim dhe se ky ligj është me rekomandim të BE-së. Jam e vetëdijshme se disa individ janë të shqetësuar për zgjidhje të caktuar, gjegjësisht në lidhje me problemin e financimit të partive. U bëjë thirrje që ta mbështesni nevojën për ligjin, që në zgjedhjet presidenciale, por ndoshta edhe zgjedhjet parlamentare të kemi komision të antikorrupsionit e cila do të ndjek financimin e fushatës”, deklarojnë Deskoska.

Propozimi për ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave, me procedurë të shkurtuar, është vendosur në seancën e rendit të ditës në Kuvend.