Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka arsyetuar ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktet e interesit, i cili parasheh edhe formim të ri Komisionit për antikorrupsion.

Deskoska tha se përfitimi kyç është kontrolli mbi financimin e partive politike, i cili do të bëhet mbi bazë të planit vjetor, por edhe nga denoncimi i organeve tjera shtetërore, partive politike dhe organizatave qytetare.

“Qytetarët kanë të drejtë, mbi bazë të nenit të thjeshtë të cilin e përmban ligji, të dorëzojnë iniciativë në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, dhe nëse kjo iniciativë ka bazë, atëherë Komisioni ngrit iniciativë për kontrollin e financimit të partive politike”, tha Deskoska.

Ndërsa në lidhje me financimin e fushatave zgjedhore, Deskoska tha se nuk duhet të lejohet të përsëritet praktika e vjetër dhe ankesat të përfundojnë në sirtarët e Komisionit, të pritet të përfundojë fushata dhe më pas të përpunohen.

Ndryshe, dje deputetët e Kuvendit të Maqedonisë votuan ligj të ri, pas së cilit pritet të fillojë procedura për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit./