Sipas një hulumtimi nga disa ekspertë, deri në vitin 2030, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 22.1 milionë njerëz do të arrijnë t’i mbijetojnë kancerit, raporton Dailymail..
Sipas disa hulumtimeve të bëra nga Shoqata Amerikane për Kancer, merita për këto rezultate është tek avancimet teknologjike mjekësore, mirëpo ata bëjnë thirrje që këto trajtime të specializuara duhet t’u jepen sa më shumë njerëzve dhe të jenë të çastshme për çdo pacient.
Përafërsisht 16.9 milion njerëz kanë një histori të kancerit dhe një në tre njerëz do të përballen me këtë lloj sëmundje gjatë jetës së tyre.
Dekadave të fundit janë bërë avancime drastike në praktikat mjekësore, në mënyrë që mjekët të arrijnë t’i diagnostikojnë tumoret sa më herët. Krahas praktikave që mundësojnë diagnostikimin e hershëm, janë bërë edhe avancime edhe në metodat dhe pajisjet trajtuese.
Sipas raportit të lëshuar nga një revistë hulumtuese mbi kancerin, kanceri prekë më shumë gratë sesa meshkujt. Ky raport tregon, që numri i grave të prekura nga kanceri është 8.8 milionë, ndërkohë numri i meshkujve të prekur nga kanceri është 8.1 milionë.
Meshkujt janë të prekur më së shumti nga kanceri i prostatës kurse femrat nga ai i gjirit. Kanceri i zorrëve dhe i rektumit së fundmi është më i përhapur te të rinjtë, kjo për shkak të ushqimit jo të mirë që konsumohet. Kanceri i mushkërive është gjithashtu shumë i përhapur, mirëpo gjasat për mbijetese nga ky lloj kanceri janë shumë të vogla.
Njerëzit që arrijnë t’i mbijetojnë kancerit, pas shërimit janë të rrezikuar nga disa sëmundje sekondare siç janë: probleme me zemër, probleme kardiovaskulare dhe çrregullime psikologjike.
Comments are closed for this post.