Në Maqedoninë e Veriut, deri më tani janë vaksinuar 31.460 qytetarë kundër Covid-19, ndërkaq sot, ka filluar edhe imunizimi i personave të moshës 73 dhe 74-vjeçare.

Sipas të dhënave të ueb faqes “kovid19vakcinacija”, interesim për t’u vaksinuar kanë shprehu 157.787 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar, se trendi i vaksinimit do të rritet ashtu siç do të arrijnë vaksinat anti-Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, shprehet optimist se ky trend shkon duke u rritur në krahasim me periudhën paraprake.

“Frekuenca e realizimit të vaksinimit është rritur në krahasim me ditët paraprake dhe nga 700 deri në 800 të vaksinuar në ditë, tani ka 1000 deri 1500 të vaksinuar në ditë dhe sipas termineve, ajo realizohet në të gjitha qytetet”, tha Filipçe.

Në sallën “Boris Trajkovski”, dje ka përfunduar vaksinimi i personave që punojnë në infrastrukturë të rrezikshme./TV21