Deri më 30 qershor të këtij viti, “Furnizim me ngrohje Ballkan Energji” përsëri ofron mundësi për kyçje pa pagesë në sistemin për ngrohje qendrore.

Aksioni, siç kumtoi kompania, do të zbatohet sipas parimit “i pari i ardhur i pari i shërbyer”, ndërsa do të vlejë për të gjithë konsumatorët e interesuar të cilët kanë mundësi teknike, por nuk janë kyçur në sistemin për energji të ngrohjes.

Që ta përdorin mundësinë për kyçje pa pagesë, konsumatorët e interesuar duhet që sa më shpejtë, më së voni deri më 30 qershor, të dorëzojnë kërkesë me shkrim për kyçje në disa prej qendrave për pagesë të “Furnizim me ngrohje Ballkan Energji”. Që të informohen për procedurën për kyçje, konsumatorët mund të lajmërohen në Qendrën për kujdes për konsumatorë të BEG, në numrin e telefonit  02/3076-200.

Përfitimet nga ky aksion vlejnë vetëm në objektet të cilët janë kyçur në sistemin qendror për ngrohje dhe ku ka mundësi teknike për kyçje të konsumatorëve. Secili intervenim shtesë në rrjetin dhe instalimi në objektin e shfrytëzuesve do të paguhet sipas çmimores së BEG. Pas përfundimit të aksionit, gjegjësisht nga 1 korriku, kyçja do të paguhet në tërësi, sipas çmimores.

Ballkan Energji për qytetarët e interesuar në ueb-faqen e  www.beg-snabduvanje.com.mk ka vendosur kalkulator për konsum të energjisë për ngrohje.

“Secili konsumator mund të bëjë përllogaritje indikative dhe krahasim të shpenzimeve për ngrohje të hapësirës së njëjtë për ngrohje. Pagesa në këste e shprehur  përmes 12 faturave mujore është lehtësi financiare shtesë në lidhje me burimet e tjera të ngrohjes”, thekson kompania.